Lala: Shteti shqiptar i ka besuar një ruseje portofolin më kritik të vendit, erdhi me tjetër pasaportë

0

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Shqipëria i ka besuar një ruseje një portofol mjaft të rëndësishëm të vendit. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se rusja ka ardhur me pasaportë tjetër në vendin tonë dhe prej një muaji është vendosur në Tiranë. Ajo shtoi se ka në dorë portofolin më kritik të vendit e kontrollin e portit më të madh të vendit.

“Shqipëria i ka besuar një shtetaseje ruse portofolin më kritik të vendit, kontrollin e portit më të madh të vendit. Ka ardhur një pasaportë të një shtetësie tjetër, por është ruse. Ka ardhur për tu akredituar, ka një muaj që ndodhet në Shqipëri,”- tha Lala pa zbuluar asnjë emër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu