Lamtumira për Mbretëreshën, nis ceremonia për Elizabeth II

0

Ka nisur në Londër ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, po marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës në Westminster Abbey. Më pas ajo do të varroset në Kështjellën windsor në mbrëmje.

Presidenti amerikan Joe Biden, perandori i Japonisë Naruhito dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër 2000 të ftuarit që marrin pjesë në këtë ngjarje historike.

Më shumë se 10,000 policë nga i gjithë vendi do të vendosen në kryeqytet, ndërsa autoritetet presin turma rekord përgjatë rrugës së varrimit.

Për shkaqe sigurie aeroportet e Londrës kanë ndërprerë fluturimet për disa prë.

Ndërkaq, Pasdite, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II do të udhëtojë për në Kështjellën Ëindsor për një shërbim në kishë. Më pas ajo do të varroset në një ceremoni private.

Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator. Që prej asaj dite e gjithë Britania është në zi. Pas vdekjes së saj në fron u ngjit djali, Charles, i cili është mbreti i ri i Britanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu