Kreu i degës së PD: Hienat televizive paguhen nga qeveria për të dëmtuar PD

0

Ervin Goxhaj, kreu i degës nr 4 në Tiranë të Partisë Demokratike i ka konsideruar mediat ‘hiena’ që paguhen nga qeveria për të dëmtuar PD-në. Sipas Gonxhajt, mediat që shkruajnë se krerët e degëve paguehn për të mbrojtur Bashën po raportojnë gënjeshtra e mashtrime. Ai shton se kryetaret e degëve zgjidhen nga anëtarësia dhe nuk janë rrogëtare te partisë.

“Për t’ju përgjigjur gënjeshtrave dhe mashtrimeve qe vijnë nga ata qe janë te interesuar për shkatërrimin e PD, kryetaret e degëve zgjidhen nga anëtarësia dhe nuk janë rrogëtare te partisë, po me leket e tyre paguajnë edhe shërbimet ne funksion te partisë. Oligarkët e qeverisjes tone ushqejnë hienat qe janë lëshuar neper televizione te dëmtojnë PD,”- shkruan Goxhaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu