Land Rover-i përplas makinën e Policisë në Fier, 3 policë përfundojnë në spital

0

FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se në fshatin Frakull e Madhe një makinë tip Land Rover është përplasur me makinën e policisë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 punonjës të policisë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i aksidentit nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu