Largim me kusht, Allegri mban “peng” Morata, e dëshiron në fushë kundër Inter

0

Alvaro Morata është i destinuar të largohet nga Juventus, ka afat deri në fund të muajit por nuk parashikohet një largim i shpejtë, të paktën jo ashtu siç pretendojnë mediat spanjolle të cilat flasin për një kalim të shpejtë tek Barcelona. Morata mund të largohet, për këtë lëvizje ka dhënë bekimin e tij edhe Allegri, por me një kusht:

Morata duhet të jetë në fushë deri për finalen e SuperKupës kundër Inter, sfidë kjo e cila vjen pas dy ndeshjeve të tjera shumë të rëndësishme në Serie A, kundër Napoli dhe Roma. Largimi i tij është i lidhur ngushtë me gjetjen e një alternative tjetër, Mauro Icardi është opsioni i parë dhe më i mundshëm.

Problemi kryesor në këtë transferim është klubi i PSG që kërkon një shitje përfundimtare të argjentinasit ose një huazim me detyrim blerje. Emri tjetër që mbetet i nxehtë është ai i Gianluca Scamacca ndërsa surprizë është emri i Luis Suarez.

Uruguaiani është një emër i njohur për Juven, nëse nuk do të ishte për hetimet e Gurdia di Finanzia, Suarez mund të ishte prej dy vitesh një sulmues i Juves por këtë herë është vetë lojtari që nuk e preferon një transferim të tillë, pas Atletico Madrid preferon të nis një aventurë të re në MLS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu