Largimi i azilantëve nga kryeqyteti

0

Prej shumë kohësh azilantët që vinin në vendin tonë nga vendet e Afrikës dhe Azisë qëndronin në Qendren Kombëtare Pritëse në periferi të kryeqytetit, në Babrru. Por duket se tashmë situata ka ndryshuar edhe azilantët janë larguar nga kampi dhe kanë mbetur vetëm 10 familje.

Arsyeja kryesore e largimit të tyre kanë qenë ankesat e banorëve të zonës pasi çdo natë binin pre e vjedhjeve.

Tashmë në këtë kamp ndodhen rreth 10 familje. Pasi janë kapur në kufi, ata kërkuan menjëherë nisjen e procedurave për të kërkuar azil në vendin tonë.

Pas shumë kërkesash të bëra nga banorët, Ministria e Brendshme u detyrua t’i largojë ata prej këtij kampi që ndodhet ne zonat periferike të kryeqytetit.

Një nga banorët e zonës shprehet se pas kaq muajsh situata është qetësuar, duke bërë apel që autoritetet të mos vendosin që azilkërkuesit të strehohen më aty.

“Kemi gati dy muaj, tre muaj gati që kemi rënë qetësi si lagje. Ata nuk i pranojnë më këtu emigrantët, azilkërkuesit. Tani nuk e dimë, do rikthehen prapë apo jo, nuk e dimë këtë gjë. Por ne nuk jemi dakord që të kthehen”, është shprehur një banor.

Banorët e zonës shpreheshin se po detyroheshin që muret e banesave ti bënin me tela me gjemba.

Në 10 muajt e parë të këtij viti, në kufirin e gjelbërt janë ndaluar 11.709 klandestinë. Gjatë dy muajve të fundit është rritur numri i ardhjes së tyre në mënyrë ilegale. Pjesa më e madhe e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu