Detaje të reja/ 9 persona humbën jetën,Më i riu 38 vjeç

0

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se 9 persona që nuk mundën të fitojnë luftën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më i riu prej tyre ishte një 38 vjeçar, i cili nuk mund të dalë i gjallë prej spitalit për shkak të komplikacioneve që shkaktoi virusi.

I riu është nga Tirana dhe ishte duke u trajtuar prej disa ditësh në spitalin Covid 1, tek Infektivi, i cili pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur t’ia dalë.

Ndërkohë, të tjerët që humbën jetën janë edhe 4 qytetarë të tjerë nga Tirana, 1 nga Lezha, 1 nga Përmeti, 1 nga Berati dhe 1 nga Gjirokastra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu