‘Largimi i investitorëve të huaj që lidhen me industrinë e fasonëve tregon…’/Tabaku: 75 mijë familje mund të dalin në rrugë, shkak dështimi ekonomik

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ shprehet se largimi i investitorëve të huaj që lidhen me industrinë e fasoneve që është industria e dytë më e madhe eksportuese në Shqipëri me thuajse 30% të eksporteve tregon fatkeqësisht një të vërtetë të madhe, një vizion të gabuar.

Sipas demokrates, rreziku i industrisë fasone vjen jo sepse një ekonomi e fortë ka prodhuar një Lek të fuqishëm, por sepse një qeveri e korruptuar ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit që sot po depërtojnë edhe në turizëm edhe në lojërat e fatit.

Sot 75 000 familje mund të dalin në rrugë, thotë ajo, teksa thekson se platforma e qeverisë socialiste për biznesin kanë qenë taksat e larta që kanë penguar jo vetëm rritjen e fasonerisë por edhe rritjen e pagave, kjo pasi pagat nuk rriten me urdhrin e qeverisë, por sepse kërkesa dhe oferta përputhen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu