GJERMANI- Besmir Ademi që vrau gruan e tij Jetmira Beka, 28 vjeç më 20 maj 2023 është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ademi e goditi me thikë graun e tij në parkingun ëprballë një dyqani dhe më pas e filmoi teksa po vdiste. Për këtë akt ai u dënua me brugim të përjetshëm nga Gjykata rajonale e Aachen në Gjermani, shkruan Bild.
Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer se ka vrarë Jetmirën.
“Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëjë gjithçka për të zhbërë krimin. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një boshllëk të madh në zemër.”-tha Ademi.
Besmir Ademi kishte marrë masa që të takoheshin në një parking të Obit për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë.
Sipas prokurorisë, ai e ka goditur njëzet herë me thikë gruan e tij me tehun njëzet centimetra të gjatë dhe e filmoi ngjarjen.
Motra e saj tentoi të ndërhynte por u plagos lehtë. Disa klientë në dyqanin e pajisjeve dëshmuan sulmin e tmerrshëm.
I pandehuri, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, ishte xheloz dhe ushtronte “sjellje të padurueshme kontrolluese” ndaj gruas me pasaportë gjermane dhe kosovare. Ai ishte i dëshpëruar, “i shoqëruar me zemërimin e pakufishëm që ajo kishte guxuar t’i shmangej zotërimit të tij”.