Merkato e Janarit/Leo Fernandes, goditja e parë nga Verdheblutë

0

Verdheblutë e kanë bërë tashmë goditjen e parë në merkato dhe zyrtarizimi mbetet çështje ditësh. Bëhet fjalë brazilianin Leo Fernandes.
27-vjeçari mësohet se ka mbërritur në Shqipëri dhe shumë shpejt mund të nisë përgatitjet me skuadrën, pasi palët kanë rënë dakord për këtë transferim.

Fernandes luan në rolin e mbrojtësit të djathtë, por që mund të përshtatet edhe në atë të mesfushorit të avancuar po në këtë krah, duke bërë që të ngjasojë pak me legjendën braziliane, Kafu.

Kjo është hera e parë që ai luan me një ekip jashtë vendit të tij, pasi më herët ka luajtur në skuadra të ndryshme të kampionatit brazilian, ku për herë të fundit ai është paraqitur në radhët e ekipit të Santa Kruz.
Në Elbasan, ai do të gjente bashkëkombësin tjetër, Leo Melo, i cili është përshtatur mirë dhe është kthyer në një nga futbollistët kryesorë të ekipit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu