Lë gruan dhe fëmijët në shtëpi ,ja kush është 39-vjeçari që u qëllua

0

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e mesditës së sotme në ish-bllok.

Disa persona, ende të paidentifikuar kanë qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta me qytën e pistoletës 39 vjeçarin Edison Xhediku i cili fatmirësisht nuk ka marrë lëndime. Xhediku është një person pa precedent të mëparshëm penal dhe pa të shkruar kriminale.

Burime nga vendngjarja thonë për newsbomb se i personi që është goditur ka lënë makinën në mes të rrugës dhe ka dërguar gruan me fëmijët në shtëpi, më pas sapo ka zbritur ata e kanë qëlluar në kokë me qytë pistolete dhe kanë ikur me vrap rrugëve të bllokut, teksa policia po punon për kapjen e tyre.

Ngjarje të tilla po bëhen shumë të shpeshta në vendin tonë, ku konflikte apo atentate po ndodhin në mes të ditës, duke shkaktuar lëndime, humbje jete, por dhe frikë e tmerr te qytetarët e tjerë.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu