Mungesa e infrastrukturës penalizon zhvillimin e turizmit në Gramsh

0

Qyteti i Gramshi brenda pak vitesh është kthyer në një ndër vendet vërtetë konkuruese për zonën për sa i përket “thithjes” së turistëve vendas dhe atyre të huaj.

Përmendim këtu pamjet fantastike të liqenit artificial i krijuar nga kaskada e lumit Devoll, majtas janë kodrat dhe malet e gjelbëruara të zonës e më pas Kanionet e Holtës, Ujëvara e Sotirës, liqenet dhe shpella të ndryshme. Për një moment kjo pamje të bën të dalësh nga rutina e përditshmërisë dhe të relaksohesh nën ajrin e pastër.

Por gjithë kjo bukuri natyrore pengohet të vizitohet kjo si pasojë e infrastrukturës kryesore. Gjendja e rrugëve që të çon në Kanionet e Holtës është mjaft e keqe e për këtë arsye këto vende nuk janë të vizituara e si pasojë e kësaj vjen moszhvillimi i turizmit në qytetin e Gramshit.

Banorët shprehen se :”Me anë të këtyre rrugëve nuk shkohet dot në Holtë, të lë makina rrugës.”

Del si detyrë imediate për bashkinë dhe pushtetin qëndror që të ndërhyjnë për të bërë investimet në këto zona turistike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu