Lecce një “koloni” shqiptarësh, Hysaj dhe Hoxha në planët e skuadrës së serie A, Inter në dilemë për Asllanin

0

Numri i shqiptarëve që luajnë tek leçe në serie a mund të rritet. klubi jugor ngulmon në marrjen e shërbimeve të elseid hysaj dhe arber hoxhës. ndërkohe inter ndonëse thuhet se ka refuzuar një oferte 20 mln euro nga anglia për asllanin, duket i lëkundur për të nxjerre apo jo në merkato mesfushorin kuqezi.

Lecce është gati të kthehet në një koloni shqiptaresh. Klubi i Serie A ka shprehur interes të fortë për të afruar gjatë merkatos së dimrit dy lojtarë të përfaqësues shqiptare, mbrojtësin me eksperience të Lacios, Elseid Hysaj por edhe përt mesfushorin me tipare sulmuese Arbër Hoxha. Hysaj është I shkarkuar nga hierarkite sportive tek skuadra kryeqytetase pasi ka luajtur vetëm në kupë deri në këtë moment të sezonit. Mbrojtësi shqiptar pëlqen të mbetet në serie a, rikthimi tek klubi që e promovoi empoli ishte një opsion, mirëpo lecce ku luajnë dy shqiptarët Medon berisha dhe Ramadani është nën pressing të fortë për të marrë shërbimet e tij.

Numri I kuqezinjve tek klubi jugor mund të shtohet edhe me arbër hoxhën, sidomos nëse largohet Banda, një prej lojtarëve më të mirë të pjesës së parë të sezonit tek lecce. Arber hoxha ka luajtur pak në këtë sezon tejk dynamo zabreg, e tashmë duhet parë vedimarrja e trajnerit të ri të skuadrës kroate fabuio kanavaro në lidhje me çështjen Hoxha.

Kristjan Asllani ndërkohe vazhdon të jetë një rebus tek Interi. Para finales së superkupës kundër Milanit, mediat italiane raportuan se zikaltrit kishin refzaar një oferte deri ne 20 milion euro nga anglia për mesfushorin. Në lojë ndërkohe ishte edhe Bolonja që e dëshironte në huazim. Pas dëmtimit në pjesën e parë kundër Interit të hakan calhanoglu, asllani pati mundësinë të luante pjesën më të madhe të ndeshjes kundër kuqezinjve, mirëpo paraqitja e tij nuk u vleërsua me nota të larta sikurse edhe mkitarian dhe zielinski. Mbetet të shihet nëse zikalyrit do të tundohen për nxjerrjen në merkato të 23-vjecarit shqiptar apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu