Personi që grabiti 1 milion lekë në Postën Shqiptare në Kamëz ka kërcënuar punonjëset. Infowebtv mëson se në momentin që ai është futur në ambientet e postës, ka nxjerrë armën dhe u aka drejtuar punonjësve duke iu kërkuar paratë.
Ngjarja ndodhi këtë mesditë rreth orës 14:20 tek pika e Postës Shqiptare në Kamëz dhe u raportua ekskluzivisht nga Dosja.al. Autori nuk është identifikuar ende pasi në momentin që është futur në postë, kishte kapuç.