Një 40-vjeçar në Oseckë të Leskovikut gjendet i djegur totalisht.
Ka qenë vëllai i viktimës që ka lajmëruar policinë.
Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka ndezur zjarr dhe flakët janë përhapur shumë duke izoluar edhe viktimën brenda kasollës.
40-vjeçari ishte bari në fshatin Oseckë dhe gjatë natës ndezi zjarr për t’u mbrojtur nga i ftohti në kasollen e bagëtive.
Por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke i marrë dhe jetën çobanit 40-vjeçar.
Policia drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.