Lëkundet sërish kryeqyteti, ja sa ishte magnituda e tërmetit të fundit

0

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës, më 24 qershor 2025, në afërsi të Tiranës.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër në Nikël, 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 5 kilometrash, çka e bëri atë më të ndjeshëm në sipërfaqe.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë lehtë në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave të tij.