Lëkundje të forta tërmeti në Split të Kroacisë

0

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë qytetit Split në Kroaci.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë i magnitudës 5.1 rihter, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 40 kilometra nga qyteti turistik i Splitit dhe 20 kilometra nga Livno në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ende nuk ka të dhëna për dëmtime njerëzore apo materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu