Një tërmet i lehtë ka rënë gjatë mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Sipas IGJEUM mësohet se magnituda e tërmetit ka qenë 2.8 në Hoçisht të Korçës.
Nga të dhënat e institutit, mësohet se thellësia e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 15 km.
Kujtojmë që pak ditë më parë një tjetër tërmet i lehtë u regjistrua në këtë rajon.