Ja leukoplasti, që verifikon nëse jeni përdorues i drogës

0

Një grup shkencëtarësh kanë arritur të krijojnë një leukoplast antidrogë, i cili pasi vendoset në lëkurë, arrin të verifikojë nivelin e drogës në gjak brenda një minute.

Funksionimi i tij në anën teknike shpjegohet në revistën ACS Applied Materials and Interface. Kjo teknikë është krijuar nga kërkues koreanë dhe është më e avancuar deri më sot.

Leukoplasti është mjaft ekonomik dhe kushton vetëm 50 cent.

Trupi i njeriut nxjerr me anë të djersës substanca në sasi të vogla dhe për këtë arsye është i nevojshëm përdorimi i një teknologjie të tillë. Kjo teknikë e re mund përdoret veçanërisht në fushën e sportit, për një testim të shpejtë para garave, për të verifikuar përdorimin ose të jo drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu