Leonardo di Caprio fotografohet me një vajzë misterioze në jaht

0

Leonardo di Caprio po kalon disa ditë relaksi të plotë në brigjet e Sardenjës në Itali.

Objektivit të paparacëve nuk i ka shpëtuar ky moment, ku aktori i famshëm hollivudian shfaqet me një grup miqsh në një jaht, nën shoqërinë edhe të një vajze me bikini rozë.

Se cila është kjo vajzë nuk dihet.

Aktualisht, mendohet që 48-vjeçari të jetë single, pas ndarjes vitin e kaluar me Kamila Morronen, modelen dhe aktoren 25-vjeçare me të cilën ishte në një lidhje prej 5 vitesh.

Di Caprio është shfaqur në publik disa herë me një tjetër modele, 19-vjeçaren Eden Polani por është e paqartë nëse ata janë në një lidhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu