Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, Apeli lë në burg dy të rinjtë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e të dashurës së viktimës

0

Axel Hoxha, i riu që vrau me thikë disa javë më parë 20-vjeçarin Stiven Toshkezi dhe shoku i tij, Ensi Maze, do vijojnë të qëndrojnë në bug.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshmë ka miratuar shkallën e parë duke lënë në burg dy të rinjtë.

Prokuroria e akuzon Hoxhën për vrasje me deshje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ndërsa mikun e tij për vrasje të kryer ne bashkëpunim.

Nga hetimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se, Hoxhaj është personi që konfliktohet me Toshkezin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra i shkaktoi edhe vdekjen.

Ndërsa Enzi Maze gjate kësaj kohe ka bllokuar derën e makinës ku mdodhej viktima me nje shokun e tij, që ky i fundit mos ndërhynte për të mos i ardhur në ndihmë atij apo për të mos shuar sherrrin.

Konflikti mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze.

Kjo e fundit ka treguar përballë hetuesve se ishte në një lidhje me 20-vjeçarin por është ngacmuar nga shoku i dy adoleshentëve, Arbër Murataj.

Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konflitkuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu