“Lëpirës, ordiner”, plas LIVE sherri mes analistëve, Hila për Abilekaj: Zagar…

0

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” debati për kabinetin e ri të qeverisë Rama, degradoi deri në fyerje personale, mes gazetarit Enton Abilekaj dhe analistit Dritan Hila.

Teksa Hila ishte duke thënë se ministrja Anila Denaj ka qenë një ndër më të suksseshmet, e cila tashmë është larguar, Abilekaj e kundështoi duke thënë të mos gënjejë.

Hila: Më vjen keq për Denaj, ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike.

Borxhi ishte 80 perqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.

Abilekaj: Po ça po thua! Ti je klientelist dhe fanatik.

Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar sulmues

Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave

Hila: Une kam qenë vetëm me Ramën ti ke qenë me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj!

Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti s’ke qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gjah të kapësh ndonjë gjë.

Hila: Unë jam gazetar.

Abilekaj: Ti je lëpirës ordiner

Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi.

Abilekaj: Ti s’di ça është GDP ore!

Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu