LETRA drejtuar kryetares së Kuvendit/ Bardhi ndryshon vendet e deputetëve, Bashën e sposton në dy rreshtat e fundit, afron pranë vetes Nallbatin

0

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar letër kryetares së Kuvendit, asokohe Lindita Nikollës, në fund të korrikut, lidhur me ndryshimet e bëra në uljen e deputetëve opozitarë në sallën e parlamentit.

Me ndryshimet e reja, Bardhi ka spostuar Lulzim Bashën nga vendi që ai mbante në sesionin e kaluar. Basha në sesionin e kaluar ishte ulur shumë pranë Bardhit, ndërsa tashmë është pranë Oriola Pampurit e Flutura Açkës. Ndërkohë pranë Bardhit do të ulet deputeti Bledjon Nallbati.

SHKRESA:

Lënda: Kërkesë për ripërcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA Kryetare e Kuvendit

E nderuar znj. Kryetare,

Në përputhje me pikën 3 të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj që rreshtat 1-7 të sallës së seancave plenare të jenë në dispozicion të anëtarëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërkohë që rreshtat 8-9 të jenë në dispozicion të deputetëve të tjerë të dy grupeve të tjera parlamentare të opozitës, si dhe deputetëve të tjerë jashtë grupeve parlamentare, të cilët mund të ndryshojnë përzgjedhin vendin e tyre në sallë në këto rreshta të dedikuar atyre.

Për këtë arsye, lutemi gjeni bashkëlidhur vendet e secilit deputet (ndryshimet përkatëse) në sallën e seancave plenare, duke kërkuar që të merren masat për ripërcaktimin e vendeve duke nisur nga seanca plenare e datës 25 Korrik 2024.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE KRYETARI

Gazment BARDHI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu