Qeset plastike që hidhen në detin Adriatik në Shqipëri janë kthyer në shqetësim jo vetëm për vendin tonë, por edhe për fqinjët, konkretisht Kroacinë! Gazetarja Erisa Zykaj ka bërë me dije për “ABC” bën me dije se deputeti kroat në Parlamentin Europian, Karlo Ressler i ka drejtuar një letër Komisionit Europian lidhur me problematikën e ndotjes që i shkaktohet ujrave të vendit të tij nga Shqipëria.
“90% e ndotjeve plastike dhe ndotjeve të tjera që gjenden në brigjet e Kroacisë vijnë nga Europa Jugore dhe kryesisht Shqipëria,”-shkruan ai, ndërsa shton se 229 mijë tonë plastikë përfundojnë çdo vit në detin Mesdhe dhe për shkak të ndikimit të rrymave dhe cektësisë relative të detit, mbeturinat e Shqipërisë përfundojnë shpeshherë në Kroaci.
“Qeveria shqiptare njoftoi se do të kryhej një hetim në 10-vjeçarin e fundit për ndotjen plastike nga Shqipëria, që përfundojnë në bregdetin kroat, por nuk u arrit asnjë përfundim,”-shkruan ndër të tjera ai, në letrën e tij drejtuar Komisionit Europian. E po ashtu, shpjegon se Kroacia është një vend i varur dhe se ndotja ndikon shumë tek ta. Në letër thuhet, se gjeografikisht, zona më e goditur nga ndotjet plastike është Dubrovniku, si dhe pjesë të tjera të qarkut Dubrovnik-Neretva, apo parku kombëtar Mljet dhe Delta e Neretvës, prej të cilave kjo e fundit ka qenë nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 1992.
Për të ndihmuar vendin e tij, Ressler kërkon që Komisionit Europian të ndërhyjë për ndalimin e ndotjeve plastike në detin Adriatik nga Shqipëria dhe mbrojtjen e tij në kuadrin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe programeve evropiane mjedisore. Ndërkohë që po ashtu eurodeputeti mban gjithashtu postin e anëtarit të delegacionit në komitetin parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.





