Lezhë/ Digjet një shtëpi në fshatin Kodhel, forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje

0

Orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtëpi ka marrë flakë në fshatin Kodhel të Lezhës.

Shtëpia e shtetasit Landi Marku është shkrumbuar nga flakët, teksa forcat zjarrfikëse janë gjendur menjëherë në vendngjarje.

Nuk dihet ende shkaku i përhapjes së flakëve të zjarrit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri dhe banorët e shtëpisë kanë mundur të dalin në kohë nga banesa.

Raportohet vetëm për dëme materiale dhe në vijim grupi i ekspertëve do të shqyrtojë shkakun dhe rrethanat e zjarrit në banesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu