Lezhë, të shtëna me armë zjarri drejt një personi në Shënkoll

0

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në fshatin Shënkoll të Lezhës.

Shërbimet e policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin Danjel Nikolli, 32 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T., dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E.T., për ta vrarë.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe  dy gëzhoja