Librazhd/ 30 vjet demokraci pa rrugë dhe ujë,transport akoma me gomar

0

Është vetëm 15 minuta nga Librazhdi, por fshati. Dragostunjë vuan mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët, janë detyruar të hapin puse në oborre, por kur energjia ikën ata mbeten serish pa ujë.

“Kam bërë pus, njëherë fiken dritat, njëherë ka dhe njëherë nuk ka.”

“Akoma nuk kemi ujë për të pirë.”

Të tjerë detyrohen të marrin ujë me kafshë në çezmat e përbashkëta, larg shtëpive të tyre.

“Jemi pa ujë të pijshëm.”

“Mbushim me radhë me bidona.”

Shqetësim për banorët e kësaj zone është edhe infrastruktura rrugore.

Gjatë verës të mbytur nga pluhuri, e në dimër nga balta, banorët përsëri zgjedhin kafshët për të udhëtuar, pasi me automjete është e pamundur.
“Është turp, 30 vjet demokraci dhe të shkosh me gomar sot. 500 mijë lekë ka shkuar gomari. As rrugë, as kanale, asgjë. Te ne vijnë vetëm për vota dhe nuk i sheh njeri më.”


“Rruga është e dëmtuar, nuk kalon makina.”

Mungesa e rrugës dhe ujit të pijshëm ka bërë që banorët vit pas viti të largohen nga fshati, ndërsa Bashkia e Librazhdit e drejtua Librazhd/ 30 vjet demokraci pa rrugë dhe ujë,transport akoma me gomarr nga Kastriot Gurra duket se ka asnjë plan për investime në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu