Personazhi i vitit në Politikë

0

Ervin Saraçi

Ervin Saraçi u nda nga jeta në 11 Dhjetor 2020 dhe në nder të kujtimit të tij ne kemi vendosur që në Kategorinë e Politikës të shpallim si fitues të vetëm Z. Saraçi
Kujtimi i tij do të jetë i paharruar për familjaret, miqtë, kolegët dhe qytetarët e Elbasanit.

Z. Saraçi ndër vite ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm përgjatë ushtrimit të funksioneve të tij politike duke ndikuar pozitivisht në jetën e qytetit.
Ervin Saraçi ka mbaruar studimet e larta për gjuhën frënge në Elbasan, dhe ka kryer Masterin ‘Shkencat Politike’ në Belgjikë. Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës frënge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin. Në shtator të vitit 2011-2013, iu besua drejtimi i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Në vitin 2013-2015 u emërua drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Social po në Bashkinë Elbasan, e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të Bashkisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu