Librazhd/Banorët e Hotolishtit sërish në protestë kundër projektit të rrugës: Nëse nuk dëgjohemi bojkotojmë zgjedhjet!

0
Screenshot

 

Banorët e fshatit Hotolisht në bashkinë e Librazhdit kanë protestuar këtë fundjavë kundër projektit të zgjerimit të rrugës që kalon në territorin e tyre.
Ata e shohin këtë projekt si një kërcënim për jetën dhe pronat, duke kundërshtuar mënyrën e zbatimit dhe veçanërisht procesin e shpronësimeve.
Sipas banorëve, kompensimi prej 250 euro për metër katror është shumë larg vlerës reale të pronave të tyre dhe nuk mjafton për të rindërtuar shtëpitë që rrezikojnë të shemben.Protestuesit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të vlerësimeve dhe propozojnë ndërtimin e një tuneli si zgjidhje alternative, për të mbrojtur banesat dhe komunitetin.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të ndalojnë zbatimin e projektit në formën aktuale, që sipas tyre, sjell vetëm dëme për banorët e zonës.

Banorët e Hotolishtit kanë protestuar edhe më herët për pronat e tyre, por kjo e sotmja është shoqëruar edhe me tensione ku banorët janë përplasur me policinë e shtetit .Në shenjë proteste të rritur e fëmijë janë ulur këmbëkryq në rrugë, duke ndalur qarkullimin dhe tërhequr vëmendjen e opinionit publik.Banorët e Hotolishtit kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë dhe se janë të vendosur të bojkotojnë zgjedhjet./Infoweb Media