Librazhd/I arratisur në kohën e diktaturës , nuk harroi kurrë vendlindjen, mbështet ekipet sportive të qytetit

0
Screenshot

Bedri Bogdani nga Rrajca e Librazhdit në Prill të vitit 1975 ,vetë i shtatë u arratis nga Shqipëria dhe prej gjysëm shekulli jeton në Bruksel .Familja Bogdani është një shembull i shkëlqyer i atyre lloji të njerëzve që edhe pse larg atdheut e ruajnë një lidhjen me vendlindjen dhe e duan atë me të njëjtin dashuri që patën dikur. Historia e kësaj familje që nis nga Rrajca dhe që ka kaluar nëpër periudha të vështira, është një dëshmi e forcës dhe e qëllimeve të larta që mund të ndërtohen, edhe kur rrethanat janë të vështira. Pasioni i Bedri Bogdanit për futbollin dhe sportin në përgjithësi e ka shoqëruar gjatë gjithë viteve në Belgjikë duke u kthyer për të në një ngushëllim dhe një nxitje për t’i dhënë mundësi edhe fëmijëve të tij të pasonin hapat e tij në sport.Ajo që është veçanërisht e lavdërueshme është se Bigdani edhe pse ai arriti të ndërtonte një jetë të re në Belgjikë, kujdesi dhe dashuria për vendlindjen e tij, Librazhdin, nuk i janë larguar. Dhurimi i uniformave sportive kohë pas kohe për klubin e futbollit Sopoti dhe ekipin e volejbollit të femrave është një gjest i bukur që tregon angazhimin e tij për të mbështetur talentet e rinj dhe për të kontribuar në zhvillimin e sporteve në Librazhd.Ky veprim i Bedri Bogdanit është një ndihmë e madhe për ekipet sportive të Librazhdit , veçanërisht në një periudhë kur shumë klube sportive në Shqipëri po përballen me vështirësi e sfida financiare. Po ashtu, ndihma e tij kontribuon në motivimin e sportistëve të rinj dhe inkurajon zhvillimin e sporteve në komunitetet e vogla, siç është Librazhdi. Bedri Bogdani është një shembull i shkëlqyer i ndihmës dhe solidaritetit që mund të vijë nga individë që, pavarësisht largësisë fizike, nuk harrojnë kurrë rrënjët e tyre dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendlindjes.