Librazhd, vëllai denoncon në polici zhdukjen e motrës

0

LIBRAZHD– Një 31-vjeçare nga Librazhdi ka alarmuar policinë e qytetit pasi prej ditësh familjarët nuk kanë adresë të saj.

Mësohet se një ditë më parë, në stacionin e Policisë së Librazhdit është paraqitur vëllai i saj 30-vjeçar duke kërkuar nga Policia. I riu ka deklaruar e motra, e identifikuar me iniciale M.Z., ishte larguar prej disa ditësh nga banesa dhe nuk ishte bërë më e gjallë.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në Librazhd, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. Z., 31 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj,”- njofton Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu