Librazhd ,virozat gripale kapin kulmin gjatë muajit shkurt

0
Screenshot

Në qytetin e Librazhdit, virozat gripale kanë arritur kulmin gjatë muajit shkurt, duke prekur kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike. Sipas mjekut të familjes, Shyqyri Zogolli, fluksi ditor i pacientëve në qendrat shëndetësore ka qenë i lartë.Edhe pse janë regjistruar raste të shtruara në spital, fatmirësisht pacientët kanë qenë jashtë rrezikut. Simptomat kryesore përfshijnë temperaturë të lartë, komplikacione në rrugët e frymëmarrjes, diarre dhe të vjella.
Sinkron: Shyqyri Zogolli-Mjek familjeje në Qendrën Shëndetësore
Mjeku Zogolli thekson rëndësinë e konsultimit me mjekun dhe këshillon qytetarët të mos përdorin antibiotikë pa recetë, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre.

Në krahasim me Elbasanin, në qytetet më të vogla të qarkut vihet re një sensibilizim më i madh për kujdesin shëndetësor dhe pjesëmarrjen në fushatat e vaksinimit.