Lideri historik i së majtës shqiptare feston sot ditëlindjen!

0

Ish-kryeministri Fatos Nano feston sot ditëlindjen. Lideri historik i së majtës shqiptare mbush 70 vjeç.

Nano u lind në 16 shtator të vitit 1952. Ai u largua nga politika  më 1 shtator 2005, duke e mbyllur kapitullin e tij në politikë për të mos u kthyer më. Ai zgjodhi të tërhiqet në jetën e tij private tashmë me bashkëshorten e dytë, Xhoana Nano.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i kishte dhënë më herët fund martesës së tij 27-vjeçare me dashurinë e fëmijërisë, Rexhina Nano.

Për disa vite ai zgjodhi të jetojë në kryeqytetin e artit dhe muzikës, Vienë. Fatos Nano cilësohet si një politikan inteligjent dhe largpamës që lejoi debatin dhe mendimin ndryshe në Partinë Socialiste.


Kryeministri Edi Rama ka uruar për 70-vjetorin e lindjes, kryetarin e parë të Partisë Socialiste, Fatos Nanon.

Në një postim në rrjete sociale, Rama i uron shëndet teksa shton se PS do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tij.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu