Lidhja e Kourtney Kardashian me Travis Barker shkon në një tjetër nivel

0

Në janar të këtij viti në mediat rozë u shpërnda me shpejtësi lajmi se Kourney Kardashian ka nisur një lidhje të re dashurie me Travis Barker. Këto zëra u konfirmuan pasi Kourtney i dërgoi këtij të fundit një letër dashurie, që shkriu zemrat e të gjithëve.

Për shumë aventura. Le ta shkatërrojnë njëri-tjetrin plotësisht. Me dashuri, Kourtney”, shkruhej në letër nga bukuroshja brune.

Lidhja e tyre është bërë akoma më e fortë dhe Kourtney e Travis nuk kanë frikë ta shprehin publikisht dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Barker ka publikuar së fundmi në profilin e tij në Instagram foton e një pusulle, në të cilën shkruhej “Të dua”, shoqëruar me vizatimin e një zemre. Menjëherë pas këtij postimi fansat vunë re se ai ishte shkrimi i Kourtney-t, diçka që i vu vulën dashurisë së tyre të fortë.

“Ai është një partner i mrekullueshëm dhe e trajton atë vërtetë shumë mirë. E mbulon atë me dhurata dhe komplimente. Ajo po e shijon shumë. Është shumë e lehtë që të jesh në një lidhje me të, sepse ata e njohin njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Ai ka qenë gjithmonë pranë saj dhe më në fund ndodhi. Ata kënaqen shumë bashkë. Fëmijët e tyre e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe po funksionon për momentin. Asaj i pëlqen vëmendja dhe që e ka Travis në jetën e saj”, ka thënë një burim pranë Kourtney-t për “E! News”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu