Ligjvënësit gjermanë kritikuan kancelarin Olaf Scholz për mos shkëputjen e Rusisë nga rrjeti jetik i pagesave të sigurisë së lartë, SWIFT, në raundin e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës.
Anëtari i Parlamentit gjerman Norbert Röttgen, nga partia Kristian Demokrate, tha në Twitter se shkëputja e Rusisë nga SWIFT është “shpata më e mprehtë” për sanksionet, duke shtuar se: “Përjashtimi i Rusisë nga SWIFT nuk duhet të dështojë tani për shkak të Gjermanisë!” ‘
Kjo ndjenjë u nda me politikanë të tjerë gjermanë. “Rusia tani duhet të shkëputet nga SWIFT!”, shkroi eurodeputeti gjerman i Gjelbër, Jan Philipp Albrecht në Twitter të enjten, duke shtuar: “Nëse Gjermania parandalon këtë sanksion kyç, do të përgatitet rruga që Putini të zgjerojë luftën e tij në #Europë”.
Gjermania është klienti më i madh i gazit në Rusi dhe është përpjekur të mbajë gazsjellësin Nord Stream 2 jashtë politikës globale. Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz ndaloi procesin e miratimit të Nord Stream 2 për krizën në Ukrainë.
Ndërkohë, mijëra njerëz dolën në rrugët e Berlinit të enjten mbrëma në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, me shumë që mbanin flamuj ukrainas, raporton ekipi i CNN në qytet.
Policia tha se rreth 2,500 njerëz — mes tyre disa emigrantë ukrainas që jetojnë në Gjermani — u mblodhën në Portën e Brandenburgut, e cila u ndez me ngjyrat kombëtare të Ukrainës për të dytën natë me radhë.
Rreth 1,500 njerëz u mblodhën gjithashtu jashtë Kancelarisë së Gjermanisë.
Demonstruesit u panë duke brohoritur “Qëndroni me Ukrainën” dhe “Stop Putin, Stop luftës”. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku lexonin “Preni Swift, ndani Rusinë” dhe “Sanksione radikale kundër Rusisë tani”.
Rreth 150 protestues u mblodhën gjithashtu jashtë ambasadës ruse, tha policia.
Turmat u mblodhën gjithashtu në qytete të tjera gjermane, duke përfshirë Potsdamin, Lajpcigun dhe Mynihun në shenjë mbështetjeje, ndërsa Moska filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës të enjten.





