Lind foshnja 7.3 kg në Brazil, shokohen mjekët

0

Një nënë ka në Brazil ka lindur foshnjen e saj plot 7 kilogramë dhe 328 gramë.

I lindur në Parintins, Brazil , më 18 janar, “Giant Baby” Angerson lindi në spitalin Padre Colombo , 369 kilometra nga Manaus .

Nëna, Cleidiane Santos dos Santos, 27 vjeçe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë ka pesë fëmijë. Në javën e 40-të të shtatzënisë, ajo mbërriti në spital një ditë para lindjes, më 17 janar, dhe foshnja lindi menjëherë pas pranimit me prerje cezariane.

“Mendova se peshonte katër kilogramë, në vend të kësaj ishte shtatë. Dua të falënderoj ekipin e spitalit Padre Colombo, i cili më ka dhënë kurajo dhe më ka trajtuar shumë mirë që kur kam ardhur këtu,” tha ajo.

“Nëna po merr ndihmë intensive nga ekipi i Neonatologjisë, i cili kujdeset për të gjitha trajtimet e nevojshme. Të gjithë jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirënjohës që kjo lindj u zgjidh pozitivisht. Situata ishte në çdo rast në rrezik: është një rast i rrallë që na befasoi edhe ne. Në bazë të ekografisë imagjinuam që foshnja do të peshonte gjashtë kilogramë. Dhe përkundrazi e kaloi këtë parashikim,” tha mamia.

E rrallë, lind në Brazil foshnja 7.3 kg

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu