Lindita Nikolla Presidente? Malaj: I kam thënë, e kam parandjerë

0

Pedagogia Nora Malaj dhe ish-zëvendësministrja e Arsimit është shprehur se ka pasur parandjenjën se kryeparlamentarja Lindita Nikolla mund të bëhet edhe Presidente e Republikës.

Malaj tha se gjatë kohës kur ka ushtruar funksionin e zëvendësministres së Arsimit, i kishte thënë Lindita Nikollës, ministre asokohe, se kjo e fundit mund të ishte presidente në të ardhmen.

“Për hir të së vërtetës, unë kam qenë zëvendësministre në të dy qeveritë, edhe në kohën e Berishës edhe në kohën e Ramës. Në të dyja qeveritë kam punuar dhe me zotin Tafaj që ishte një ministër shumë i kujdesshëm edhe me Nikollën të cilës i kam thënë se do të vinte një moment që do të bëhet presidente e republikës. Dhe kam parandjenjën se ndoshta do të shkojmë se drejt asaj rruge sepse shkallët e karrierës po i ngjit në mënyrë shumë dinjitoze,”- tha Malaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu