Në kërkim për përfshirjen në inceneratorin e Elbasanit, vetëdorëzohet Etleva Kondi

0

TIRANË-Etleva Kondi është vetëdorëzuar sot në policinë e Tiranës. Ish-anëtarja e Komisionit për dhënien e koncesionit, ishte në kërkim për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Koni u kthye sot nga Italia, aty ku kishte shkuar për t’u kuruar.

Masa e sigurisë ndaj saj ka qenë ‘arrest shtëpie’, në mungesë, ndërsa pritet që të dalë ditën e sotme para gjykatës. Kondi akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Mësohet se do të ketë ndalime të tjera në orët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu