Liqeni i Ohrit në Pogradec mbushet plot me prezervativë

0

Një video e shpërndarë në rrjet evidenton një fakt të çuditshëm në liqenin e Ohrit në Pogradec. Liqeni është i mbushur plot me prezervativë.

Jemi njohur me lloj-lloj ndotjesh në Shqipëri, por ndotje kaq masive të një liqeni nga prezervativët nuk kishim parë e dëgjuar.

Pamja përcjell një imazh të keq të një prej qyteteve turistike më të frekuentuara në vend veçanërisht gjatë stinës së verës.

Tashmë i mbetet detyrë bashkisë së Pogradecit që të ndërmarrë sa më parë nismën për të pastruar liqenin nga kondomët notues.