Lirohet Dritan Goxhaj, Apeli refuzon ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

0

Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar ekstradimin e Dritan Goxhajt, ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Hagës duke e liruar atë.

Goxhaj qëndronte në paraburgim që prej muajit Korrik. Ish-ushtari i UÇK akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë.

Gjykata e Apelit të Tiranës pranoi kërkesën e avokatëve të ish-luftëtarit për mosekstradimin e tij. Apeli pranoi argumentat e mbrojtjes për lirimin e Goxhajt duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Kjo e fundit kishte pranuar më herët kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Dritan Goxhaj do të lihet tashmë i lirë.

“U vendos heqja e mases se sigurimit “arrest ne burg “, per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane. Urdherohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale”, thuhet në njoftim.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu