Lirohet nga burgu nënkryetari i bashkisë Lushnje Gentian Nushi

0

Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi. Ish-nënkryetari i Bashkisë ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.

Nushi bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve Juridike, u vu në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera. Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi, së bashku me drejtorin e prokurime, akuzoheshin për shkelje të barazisë në tendera. Gjithashtu, Nushi dhe Sefa kishin kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnjë.

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datën 21 dhjetor të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fator Tushe. Ky i fundit pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu