Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson

0

Në vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave është bërë i ditur edhe lirimi nga detyra i Prefektit të Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Ali Hallaçi, ndërkohë ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu