Lista e Milanit në Champions/ UEFA “vë në siklet’ klubin kuqezi, një nga titullarët duhet të përjashtohet

0

ITALI- Brahim Diaz mund të përjashtohet nga lista e Milanit nga UEFA. Orët e fundit Stefano Pioli do të duhet të marrë një vendim, pasi skadon afati për dorëzimin e emrave të 24 lojtarëve te UEFA.

Shtatë nga 31 lojtarët që janë në skuadër do të përjashtohen, ku emrat e sigurt që do largohen sipas medieve italiane janë Tatarusanu, Bakayoko, Ibrahimovic dhe Lazetic.Pastaj tre lojtarë të tjerë do të duhet të “sakrifikohen” mes emra aktiv të skuadrës, ku i dyshuar kryesor që mund të largohet është edhe Ballo-Toure.

Ndërkohë Piolit i duhet të zgjedh edhe emra të tjerë aktiv dhe mediet italiane theksojnë se nga kjo përzgjedhje rrezikon të digjet edhe Brahim Diaz, i cili ka luajtur rregullisht në javë e fundit me ekipin kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu