“Lista gri” për pastrim parash! Pjesë e saj Turqia, së shpejti dhe Shqipëria

0

TURQIA– Në ”listën e zezë” nga Task Forca e Veprimit Financiar Global pritet të futet Turqia, pasi këtë javë pasi nuk arriti të luftojë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. ‘Euro2day.gr shkruan se futja e Turqisë në këtë listë kufizon tërheqjen e kapitalit për vendet e huaja. Në artikull përmendet dhe Shqipëria e cila do jetë pjesë e listës, bashkë me Marokun dhe Sirinë.

Lëvizja e FATF vjen në një kohë kur investimet e huaja në Turqi tashmë janë pranë nivelit më të ulët në 20 vitet e Erdoganit në pushtet. Nëse do të hyjë në listën e zezë, do të rrisë gjithashtu presionin ndaj BE -së për të shtuar Turqinë në listën e saj të pastrimit të parave.

Një studim i FMN -së i botuar në maj deklaroi se kur një vend hyn në “listën gri” të FATF, ka një “ndikim të madh negativ të madh” në hyrjet e kapitalit të atij vendi. Në rastin e Turqisë, një ulje prej 3% do të ishte ekuivalente me rreth 23 miliardë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu