Litarë me shi ranë nga qielli mbi tokë, si u kthye Librazhdi në “Venecia“ për pak minuta (Video)

0

Kishte kohë që nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Në pak minuta, qielli ra në tokë në Librazhd.

„Litarë“ shiu kanë rënë mbi qytet dhe rrethinat e tij.

Ka qenë e pa mundur që rrugët dhe kanalizimet të përballojnë një sasi kaq të madhe shiu në njësinë e kohës.

Ndaj qendra e qytetit u përmbyt, po ashtu rrugët dhe sheshet.
Fusha e sporti u kthe në një pishinë gjigande. Makinat ngecën nëpër rrugë. Ndërsa në rrugët që lidhin qytetin me qytetet e tjera ranë shkëmbinj, gurë dhe inerte.

Kështu, në pak minuta Librazhdi ka notuar në ujë.
Deri në orët e vona është punuar për zhbllokimin e situatës e cila po vjen drejt normalizimit.







PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu