Persona të panjohur mbrëmë kanë pikturuar grafite në muret e ambasadës serbë në Stuttgart. Në mure është vendosur logoja e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), e lyer me bojë të zezë.
Mëngjesin e sotëm, punonjësit e Konsulatës kanë parë shenjat, e kanë njoftuar autoritetet kompetente të Republikës Federale të Gjermanisë për ngjarjen, duke e cilësuar si një provokim.