Lojtarët e Arabisë Saudite u shpërblyen me “Rolls Royce”? Trajneri i kombëtares hedh poshtë pretendimet: Asgjë e vërtetë!

0

Trajneri i Arabisë Saudite, Herve Renard i ka mohuar informacionet se familja mbretërore u ka dhuruar lojtarëve të kombëtares nga një makinë “Rolls Royce” pas fitores së tyre përballë Argjentinës.

Sipas Daily Mail, Renard është shprehur: Nuk ka asgjë të vërtetë. Ne kemi një federatë dhe ministri serioze dhe momentalisht nuk është momenti për të marrë dhurata të tilla. Nuk e di nëse e mbani mend në konferencën për mediat përpara ndeshjes me Argjentinën.

Unë thashë se kjo ndeshje është ndër tre më të rëndësishmet për ne. Gjëja më e mirë që mund të arrijmë deri në fund të grupeve, është të marrim vendin e parë ose të dytë.

Edhe sulmuesi i Sauditëve, Saleh Al-Shehri i ka hedhur poshtë pretendimet për dhuratën. “Nuk është e vërtetë. Ne jemi këtu në shërbim të kombit, ndaj do të bëjmë më të mirën tonë. Ky është shpërblimi ynë”.

Lajmet se 26 lojtarët e kombëtares së Arabisë Saudite u shpërblyen me nga një makinë luksoze u publikuan fillimisht në rrjete sociale, e më pas të gjitha mediat botërore nisën publikimin e informacioneve.

Një skenar i njëjtë ka ndodhur edhe në vitin 1994 ku u publikuan informacione se një prej lojtarëve arabë, Saeed Al-Owairan u shpërblye me një “Rolls Royce” pasi shënoi një gol, por nuk u konfirmua kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu