Lokale të përshtatura për luajtjen e lojërave të fatit, nën hetim katër persona

0

Katër persona janë nën hetim në gjendje të lirë pasi u zbulua se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia ka sekuestruar katër celularët që ata përdornin në lokalet, që ishin përshtatur për vendosjen e basteve sportive.

“Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 33 vjeç, K. M., 30 vjeç, P. L., 39 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Korçë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në lagjet nr. 10 dhe nr.15, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive”, njoftojnë uniformat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu