Ka nisur procesi i votimit në bashkinë e Pustecit. Nga të dhënat e përditësuara, mësohet se nga kutitë e para të numëruara, kandidati i PS-së në këtë bashki ka marrë 189 vota, ndërsa kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 68 vota.
Nga kutia e dytë, Pali Kolevski ka marrë 182 ndërsa Pandi Jani 88 vota, nga kutia e tretë Pali Kolevski ka marrë 20, Pandi Jani 178. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Pustec, 2.149 kanë votuar nga 4.363 votues të mundshëm. Në 5 bashkitë e tjera si në Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll dhe Kolonjë ende nuk është hapur asnjë kuti.
Ka nisur numërimi i votave dhe për Bashkinë Memaliaj. Deri më tani janë bërë me dije rezultatet e tri fshatrave në njësinë Buz. Raportohet se kryeson me 27 vota kreu i bashkisë aktuale, socialisti Gjolekë Guci.