Ballina AKTUALITET Longo skicon merkaton, italiani e ka me nxitim, i vendos klubit ultimatum

Longo skicon merkaton, italiani e ka me nxitim, i vendos klubit ultimatum

0

Kukësi mbylli një vit pozitiv dhe me plotë shpresë se mund të konkurrojnë deri në fund për titullin kampion. Verilindorët kaluan çdo pritshmëri duke qëndruar në garë edhe pas javës së 15-të, minus 5 pikë nga kreu janë një diferencë mese e arritshme, fundja janë një nga dy ekipet e vetme që arritën të thyenin Tiranën kryesuese.

Në shtëpinë e verilindorëve ka nisur punën për të përgatitur pjesën e mbetur të sezonit ndërsa të gjithë lojtarët i janë nënshtruar testeve anti COVID dhe sipas njoftimit të klubit asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Trajneri Diego Longo ka shprehur prej kohësh dëshirat në lidhje me këtë merkato dimri teksa kërkon nga një përforcim për çdo repart, një mbrojtës, një mesfushor dhe një qendërsulmues. Tekniku italian kërkon që çdo lojtarë i ri që do të afrohet duhet të vijë brenda javës në mënyrë që të kenë mundësi të përshtatën me pjesën tjetër të ekipit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu